
Presidenti Ilir Meta del me mesazh për gjendjen shëndetësore të paraardhësit të tij Bujar Nishani.
Duke ndarë një fotografi të të dyve në dyert e Presidencës, Meta i uron shërim të shpejtë.
I uroj nga zemra shërim të shpejtë dhe shëndet të plotë Presidentit Bujar Nishani dhe lutem për kthim sa më parë pranë familjes së tij dhe në krye të angazhimeve të rëndësishme.
Ish-Presidenti Nishani u nis drejt Gjermanisë pas kërkesës së djalit të tij për ta pasur pranë.
Nishani ka qëndruar 48 orë te Sanatoriumi si i sëmurë post-Covid, pasi kishte prekje në dy pulmonet e tij, dhe u trajtua me një sasi 6-7 litra oksigjen.



