Meta: Qeveria të marrë masat, tamponë falas për qytetarët që presin në Kapshticë e Kakavijë  

Meta: Qeveria të marrë masat, tamponë falas për qytetarët që presin në Kapshticë e Kakavijë  

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas situatës së krijuar në Kapshticë dhe Kakavijë. Në një postim në llogarinë e tij, Meta i kërkon qeverisë shqiptare të realizojë falas tamponët për qytetarët që udhëtojnë drejt Greqisë, në vendin ku ata ndodhen. Gjithashtu, Meta inkurajon dialogun me palën greke për gjetjen e një zgjidhjeje për situatën në të cilën ndodhen qindra shqiptarë që presin radhën për të kaluar në tokën greke.

Qytetarët shqiptarë, të cilët prej ditësh ndodhen në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, në kushte tejet të vështira dhe në prag të një krize humanitare, nuk mund të trajtohen si njerëz pa Atdhe dhe pa shtet. Përsëris thirrjen e fortë drejtuar qeverisë shqiptare për të qëndruar pranë qytetarëve dhe për të marrë të gjitha masat, për informimin me transparencë, realizimin FALAS dhe në vendin ku ndodhen të tamponëve për COVID-19. Kontaktet me Greqinë të jenë konstante dhe vetëm në funksion të një zgjidhjeje të menjëhershme. Aktet e forcës janë të papranueshme! I kërkoj autoriteteve greke, që në respekt të frymës së fqinjësisë së mirë dhe lidhjeve të forta tradicionale mes dy popujve, të bëjnë të pamundurën për zgjidhjen e situatës, imazhet e së cilës turpërojnë të dyja vendet”, shkruan Meta.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy