Kompania shtetërore e Ukrainës: Nivelet e rrezatimit në Çernobil, nuk mund të monitorohen

Kompania shtetërore e Ukrainës: Nivelet e rrezatimit në Çernobil, nuk mund të monitorohen

Nivelet e rrezatimit rreth centralit bërthamor të Çernobilit të kontrolluar nga Rusia nuk mund të monitorohen më, për shkak të dështimit të sistemeve.

Kështu ka paralajmëruar kompania shtetërore bërthamore e Ukrainës.

Në një deklaratë të publikuar të hënën, “Energoatom” tha se një gjë e tillë mund të ketë pasoja ndërkombëtare.

Nuk ka të dhëna për gjendjen aktuale të ndotjes nga rrezatimi të mjedisit të zonës, gjë që e bën të pamundur përgjigjen adekuate ndaj kërcënimeve. Nivelet e rrezatimit në zonën përrreth dhe më gjerë, duke përfshirë jo vetëm Ukrainën, por edhe vendet e tjera, mund të përkeqësohen ndjeshëm.

“Energoatom” shprehu gjithashtu shqetësimin për zjarret në pyje, pasi shërbimi i zjarrfikësve të zonës nuk është në gjendje të punojë për momentin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy