
Teksa rastet e Omicron përhapen me shpejtësi në të gjithë botën, një studim i fundit në Izrael ka zbuluar se tre doza të vaksinës Pfizer-BioNTech janë efektive kundër variantit Omicron.
Studimi është kryer nga Qendra Mjekësore Sheba dhe Laboratori Qendror i Virologjisë i Ministrisë së Shëndetësisë.
Për studimin është bërë krahasimi krahasimi mes gjakut të 20 personave që kishin marrë dy doza vaksinash 5-6 muaj përpara, me të njëjtin numër njerëzish që kishin marrë një dozë përforcuese vetëm një muaj më parë.
Rezultatet janë shumë të ngjashme me ato të studimit të paraqitur nga Pfizer-BioNTech një javë më parë. Studimi deklaroi se vaksina neutralizon variantin Omicron të koronavirusit.
Ekipi izraelit tha se kishte punuar me virusin e vërtetë, ndërsa kompanitë përdorën një pseudovirus, që ishte prodhuar në mënyrë industriale mutacionet që janë karakteristike të Omicron. Hetimi izraelit pason një studim nga Afrika e Jugut, i cili zbuloi se varianti Omicron mund ti shpëtojë mbrojtjes së ofruar nga dy dozat.
Omicron numëron më shumë se 30 mutacione. Kompania ka thënë se megjithëse dy doza të vaksinës ofrojnë një nivel të lartë mbrojtjeje, një dozë përforcuese rrit efikasitetin me 25 përqind.
Pfizer pritet të japë një vaksinë me bazë Omicron në mars të 2022-shit, e cila aktualisht është në zhvillim e sipër nga BioNTech.



