Durrës, një grua dhe 2 djem kapen me gjysmë kg kokainë dhe pistoletë me silenciator

Durrës, një grua dhe 2 djem kapen me gjysmë kg kokainë dhe pistoletë me silenciator

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin i koduar”Segmenti”, ku janë sekuestruar 0.5 kg Kokainë, një pistoletë, vlera monetare dhe 4 telefona celularë. Janë arrestuar në flagrancë shtetasit: Laurian Malko, 32 vjeç, banues në Durrës, Elmaz Gjepali, 29 vjeç, banues në Gjepalaj, Shijak dhe Mirvete Tupi, 47 vjeçe, banuese në Durrës. Arrestimi i tye u bë pasi: Më datë 25.09.2017, në lagjen Nr.14, Shkozet gjatë kontrollit të ushtruar shtetasve të mësipërm iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale: • rreth 0.5 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë; •një pistoletë tip Ekol Special (zhurmuese) dhe një krehër; • vlera monetare në Lekë dhe Euro; •4 aparatë telefoni celularë. Elmaz Gjepali siguronte lëndën narkotike të llojit Kokainë, kurse Mirvete Tupi lëndën narkotike ia jepte shtetasit Laurian Malko dhe ky i fundit e shiste. Nëse lënda narkotike do të shitej vlera e saj në treg do të shkonte rreth 50 000 euro. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale: •"Prodhimi dhe shitja e narkotikëve"në bashkëpunim dhe”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy