Pala greke në Doganën e Kapshticës do të ndërpresë punën për 24 orët e ardhshme, shkak është bërë greva e fermerëve grekë, të cilët kanë përshkallëzuar protestat e tyre.
Puna në doganë është ndërprerë në orën 11 të së shtunës për të rinisur përsëri ditën e diel po në orën 11. Ndërprerja e punës për 24 orë pritet të sjellë rradhë të gjata në kufi.



