Erdogan: Ushtria turke do të hyjë në bastionin e rebelëve në Idlib

Erdogan: Ushtria turke do të hyjë në bastionin e rebelëve në Idlib

Ushtria turke do të hyjë në Idlib, në Sirinë Veriore, e vetmja krahinë në vendin e shkatërruar nga lufta nën kontrollin e rebelëve, njoftuan sot mediat lokale, duke cituar presidentin, Recep Tayyip Erdogan.

“Ushtria turke do të shërbejë brenda kufijve të Idlibit, ndërsa forcat e armatosura të Rusisë do të shërbejnë jashtë kufijve”, tha presidenti, Erdogan pas një vizite në Iran, cituar nga gazeta turke “Haberturk”.

Turqia, Irani dhe Rusia përbëjnë fuqitë kyçe të procesit në Astana, për reduktimin e dhunës në Siri dhe rrezikut për një konflikt të mundshëm, në këto zona.

Ankaraja është një mbështetëse e fortë e rebelëve, ndërsa dy vendet e tjera kanë mbështetur presidentin, Bashar al-Assad.

Kryesisht, Idlibi është nën kontrollin e militantëve të vijës së ashpër, duke përfshirë një grup të lidhur me al-Qaeda, i cili aktualisht është fraksioni më i fuqishëm në krahinë, me rreth dy milionë banorë.

Gjithashtu, duke folur për referendumin kurd të Irakut, presidenti Erdogan tha se, ne do të ndërmarrim hapat e nevojshme, sido që të jenë ato.

Ai kryesisht, theksoi interesat e Turqisë në Kirkuk, një qytet i përzier etnikisht, me një numër të madh turqish.

“Ne do të marrim masa për qytetin e Kirkukit dhe të Mosulit”, tha ai, duke iu referuar qytetit të madh, që tashmë ishte kthyer nën kontrollin e qeverisë së Irakut, pas një beteje të përgjakshme me grupin ekstremist të Shtetit Islamik.

Gjatë vizitës së tij në Iran, të dyja palët theksuan kundërshtimin e tyre të fortë ndaj referendumit. Kurdët janë pakica në të dy vendet, në Siri dhe Irak.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy