Presidenti rus Vladimir Putin nuk duhet të ketë iluzione, mbështetja e Evropës për Ukrainën vazhdon, pavarësisht konfliktit në Lindjen e Mesme.
Kështu tha ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock pas mbërritjes së saj në Bruksel për Këshillin e Punëve të Jashtme të BE-së.
"Putini nuk duhet të gëzohet për situatën dramatike në nivel global, sepse BE do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për Ukrainën.
Mbështetja për Ukrainën do të vazhdojë të vijë edhe nga Gjermania”, tha Baerbock, duke kujtuar angazhimin e qeverisë gjermane e cila dyfishoi ndihmën e saj ushtarake për Kievin.



