
Një tërmet ka lëkundur sërish Shqipërinë e mesme pak minuta më parë.
Mësohet se lëkundja me epiqendër në Fushë-Krujë e ka pasur magnitudën 4.8 dhe është ndier në Tiranë, Elbasan, Lushnje etj.
“IGJEUM njofton paraprakisht se tërmeti ishte me magnitudë 4.8 me thellësi 7 km me epiqendër 3 km në veri të fshatit Bubq”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Fatmirësisht, lëkundja nuk ka zgjatur shumë.
Nuk ka ende të raportime pë dëme apo të lënduar.
Por tërmeti ka shkaktuar panik te njerëzit, që kanë dalë menjëherë jashtë.



