Nëna e Joe Biden ngjall polemika! Refuzoi të flinte në shtratin e mbretëreshës Elizabeth

Nëna e Joe Biden ngjall polemika! Refuzoi të flinte në shtratin e mbretëreshës Elizabeth

Nëna e Presidentit amerikan, Joe Biden, Catherine Finnegan, shkakton polemika në Britaninë e Madhe. Bazuar në atë që ka rrëfyer Presidenti i SHBA, nëna e tij, e cila u nda nga jeta në vitin 2010 në moshën 92-vjeçare, nuk e ka dashur kurrë Anglinë, përkundrazi e ka urryer.

Madje njëherë refuzoi që të flinte në shtratin e mbretëreshës Elizabeth.

“Më mirë të fle në dysheme”, mësohet të ketë thënë nëna e Presidentit, bazuar në atë që thuhet në një autobiografi të shkruar nga shkrimtarja angleze Georgia Pritchett, duke ngjallur polemika.

Shkrimtarja thotë se lideri i SHBA, ia ka rrëfyer një gjë të tillë në një nga takimet që kanë pasur në Shtëpinë e Bardhë, kohë kur ishte zëvendës President.

Shkrimtarja u shpreh se, “Biden ndërroi temë lidhur me faktin se e ëma i urrente anglezët. Prindërit e tij ishin irlandezë dhe ajo kishte shkruar disa poezi për urrejtjen ndaj anglezëve”.

Catherine Finnegan, e njohur edhe si Jean, vizitoi Britaninë e Madhe dhe kaloi një natë në hotel, ku iu tha se aty kishte qëndruar edhe mbretëresha Elizabeth, raporton ‘theguardian’.

“Ishte aq e tronditur sa që fjeti në dysheme gjithë natën, në vend që të flinte në shtratin e mbretëreshës”, shkroi Pritchett, duke u ndalur në vendosmërinë e saj për t’iu qëndruar besnike bindjeve, në vend që të qëndronte në rehatinë e një krevati.

Rrënjët e forta irlandeze dhe identiteti i Biden, nuk kanë qenë asnjëherë sekret. Madje menjëherë pas zgjedhjes si President, kur iu kërkua të fliste për BBC dhe ai tha “Jam irlandez”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy