A ekziston me të vërtetë dashuria me shikim të parë?

A ekziston me të vërtetë dashuria me shikim të parë?

Dashuria me shikim të parë është një nga mesazhet që na kanë dhënë komeditë romanike apo edhe filmat e animuar që në vegjëli. Por në të vërtetë a është e mundur të biesh në dashuri me dikë në momentin që e shikon?

A ndodh?

Po, është e mundur të ndjesh një lloj dashurie me shikim të parë. Kështu thotë terapistja amerikane e lidhjeve, Cate Mackenzie.

Ka arsye të ndryshme pse mund të tërhiqemi menjëherë nga dikush, dhe kjo mund të duket sikur dashurohesh menjëherë. Për shembull, kjo ka të bëjë me feromonet (sinjalet kimikë që lëshon trupi që mund të na bëjnë të tërhiqemi nga personin tjetër), ose mund të jetë që personi t'ju kujtojë dikë nga fëmijëria, që iu duket si i njohur.

"Ne mund të tërhiqemi nga dikush dhe të ndihemi sikur kemi rënë menjëherë në dashuri, por kjo shpesh varet nga kimikatet që truri ynë çliron, si fenetilamina", shpjegon Cate. Fenetilamina në thelb funksionon si një amfetaminë natyrale, duke na bërë të ndijmë dashuri, dhe gjithashtu nxit çlirimin e dy neurotransmetuesve, dopaminës dhe norepinefrinës, të cilat mund të rrisin rrahjet e zemrës dhe të na bëjnë të ndihemi mirë.

"Kjo mund të bëjë që kufijtë tanë të rrëzohen dhe mund të nënkuptojë që po idealizojmë personin para nesh dhe i shohim ata si të mahnitshëm", shton Cate, gjë që gjithashtu mund të na bëjë të ndihemi sikur jemi të dashuruar.

Sërish, kjo fazë fillestare e tërheqjes së fortë mund të mendohet si një lloj dashurie. Filozofia antike greke njeh gjashtë lloje të ndryshme të dashurisë: eros (pasion seksual), filia (miqësi e thellë), ludus (dashuri e gjallë), agape (dashuri për të gjithë), pragga (dashuri e gjatë) dhe filautia (dashuri për veten).

Të biesh në dashuri me shikim të parë do të ishte një dashuri ‘eros’ d.m.th. pasioni seksual ose tërheqja e fortë. Por kjo mund të nënkuptojë gjithashtu se njerëzit që përjetojnë dashuri 'eros' përfundojnë duke u ndarë pas një periudhe të shkurtër kohe, sapo tërheqja fillestare dhe pasioni seksual largohet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy