Mungoi në seancën gjyqësore, Policia ‘kontroll’ në banesën Albin Kurtit, por…

Mungoi në seancën gjyqësore, Policia ‘kontroll’ në banesën Albin Kurtit, por…

Në një kohë kur sot ishte seanca e radhës gjyqësore për 4 anëtarët e Vetëvendosjes, Policia e Kosovës ka shkuar sot në shtëpinë e deputetit Albin Kurti, për ta marrë dhe dërguar në seancën gjyqësore, por nuk e kanë gjetur aty. Këtë e konfirmoi për Telegrafin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Nuk ka pasur asnjë bastisje, askush nuk ka hyrë në shtëpinë e Albin Kurtit. Thjesht është kryer një urdhër nga ana e Policisë për të kërkuar personin në fjalë, mirëpo ai nuk është gjendur aty”, ka thënë Ahmeti për mediat kosovare. Lëshimi i kësaj urdhërese erdhi si pas mungesës së Albin Kurtit në seancën e sotme që u mbajt në Pallatin e Drejtësisë.

Katër deputetët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli akuzohen për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare, hedhjes së gazit në Kuvendin e Kosovës. Albin Kurti ka munguar edhe në seanca të tjera të këtij gjykimi, ndërsa gjyqtari Beqir Kalludra ndaj tij ka lëshuar fletarrestim, të cilin e kishte pezulluar në kohën e zgjedhjeve për shkak se Kurti ishte kandidat për kryeministër i Vetëvendosjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy