
Në 24 orët e fundit, në Shqipëri janë regjistruar 118 raste të reja me Covid-19 dhe 3 viktima nga COVID-19. Gjatë kësaj kohe janë shëruar 719 pacientë.
Rastet e reja kanë dalë nga 2079 testime të kryera. Tirana vijon të jetë qyteti me më shumë raste, pasi në 24 orët e fundit regjistroi 33 të tilla, ndjekur nga Shkodra me 10 raste e Vlora dhe Gjirokastra me nga 6 raste.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 33 raste në Tiranë, 10 raste në Shkodër, 6 raste në Vlorë, Gjirokastër, 5 raste në Fier, Kukës, Lezhë, Skrapar, 4 raste në Devoll, Elbasan, Gramsh, 3 raste në Korçë, Tropojë, Sarandë, 2 raste në Krujë, Lushnje, Mirditë, Librazhd, Kuçovë, Vorë, Konispol, 1 rast në Durrës, Kurbin, Has, Mallakastër, Delvinë, Memaliaj, Patos, Këlcyrë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 129 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.



