32 sanitarë të spitalit rajonal të Kukësit dhe të maternitetit janë shkarkuar nga puna. Sanitarët thonë se u njoftuan për këtë nga posta ndërsa kanë dalë sot në protestë për të kërkuar anullimin e këtij vendimi të Ministrisë së Shëndetësisë.
Ata thonë se kanë 20 vite që punojnë aty dhe se shkarkimet po bëhen në mënyrë selektive duke mbajtur në punë mbështetësit e partisë.



