
Administratori i Dinamos, Ermal Barushi, në emisionin “Skaner” në MCN TV, deklaroi se penalltia e Laçit ndaj bluve nuk ishte. Ai u shpreh se duke parë vështirësitë e ndeshjeve, edhe arbitrat duhet të jenë në nivel të lartë për të drejtuar.
Barushi tha se dizenjatori i arbitrave, Sokol Jareci, i kishte bllokuar telefonatën pas ndeshjes, i cili sipas tij e ka detyrim t’i përgjigjet, pasi e telefonoi nga Dinamo.
Penalltia nuk ishte. Më bën përshtypje VAR. Mënyra si reagojnë arbitrat aty. Tani vjen fundi i kampionatit dhe ndeshjet janë shumë të vështira. Gjithë diskutimi është që siç pretendojnë ekipet, edhe arbitrat duhet të jenë në nivel më të lartë. Këto janë ndeshje që duan arbitra me eksperiencë.
Nuk kam gjë personale me Sokol Jarecin. Dua të them diçka, që nëse e marr atë nuk e marr si Ermal, por e marr nga Dinamo. E ka detyrim t’i përgjigjet telefonatës, jo telefoni të dalë bllok.



