Gjykata e lartë e OKB-së i shpall të paligjshme vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor

Gjykata e lartë e OKB-së i shpall të paligjshme vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor

Gjykata e lartë e OKB-së ka thënë se pushtimi i territoreve palestineze nga Izraeli është kundër ligjit ndërkombëtar.

 

Drupal Ad

 

 

 

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ) tha se Izraeli duhet të ndalojë aktivitetin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Jerusalemin Lindor dhe t'i japë fund okupimit "të paligjshëm" të këtyre zonave dhe Rripit të Gazës sa më shpejt të jetë e mundur.

Opinioni këshillimor i gjykatës nuk është ligjërisht i detyrueshëm, por ende ka peshë të rëndësishme politike. Kjo shënon herën e parë që GJND-ja jep një qëndrim mbi ligjshmërinë e pushtimit 57-vjeçar.

GJND-ja, me seli në Hagë të Holandës, e ka shqyrtuar këtë çështje që nga fillimi i vitit të kaluar, me kërkesë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. 

Gjykatës iu kërkua në mënyrë specifike të jepte pikëpamjen e saj mbi politikat dhe praktikat e Izraelit ndaj palestinezëve dhe mbi statusin ligjor të pushtimit.

Duke dhënë gjetjet e gjykatës, presidenti i ICJ-së Nawaf Salam tha se kishte gjetur se "prania e vazhdueshme e Izraelit në territorin e pushtuar Palestinez është e paligjshme".

"Shteti i Izraelit është i detyruar t'i japë fund pranisë së tij të paligjshme në territorin e pushtuar Palestinez sa më shpejt të jetë e mundur," tha ai.

Gjykata tha gjithashtu se Izraeli duhet të evakuojë të gjithë kolonët e tij dhe të paguajë dëmshpërblime për palestinezët për dëmet e shkaktuara nga pushtimi.

Izraeli ka ndërtuar rreth 160 vendbanime ku strehohen rreth 700,000 hebrenj në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor që nga viti 1967. Gjykata tha se vendbanimet ishin të paligjshme. Izraeli ka kundërshtuar vazhdimisht se ata janë kundër ligjit ndërkombëtar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy