
Së shpejti WhatsApp do t’i japë mundësinë të gjithë njerëzve të modifikojnë mesazhet që kanë dërguar më herët.
Faqja e specializuar WaBetaInfo ka zbuluar se ekipi i zhvillimit po punon për prezantimin e një butoni që ju lejon të modifikoni mesazhet pas dërgimit të tyre.
Për momentin nuk është e qartë se kur do të zbatohet funksioni, pasi është folur për të që nga viti 2017, por sipas asaj që është publikuar nga faqja e lartpërmendur krijojmë një ide se si mund të funksionojë.
Klikoni në mesazhin që dëshironi të korrigjoni, pastaj klikoni në menunë me 3 pika dhe më pas në funksionin Edit. Nga fotografia nuk është e qartë nëse do të ketë një dritare kohore për modifikimin dhe nëse mesazhet e modifikuara do të theksohen disi.



