Spektakël me katër gola, Elbasani dhe Bylis ndajnë pikët

Spektakël me katër gola, Elbasani dhe Bylis ndajnë pikët

Supersfida e Kategorisë së Parë, mes Elbasanit dhe Bylisit, nuk prodhoi fitues, ndonëse u shënuan katër gola.

Ndeshja u mbyll në barazim 2-2, që i bën punë ballshiotëve, që mbeten të shkëputur në krye.

Greca zhbllokoi sfidën në minutën e 26-të, duke i dhënë avantazhin Elbasanit, me rezultatin që nuk ndryshoi deri në fund të pjesës së parë.

E dyta nisi me Bylisin më kërkues, që ia doli të përmbysë rezultatin me dy gola të Kibe në minutën e 57-të dhe Camara në minutën e 64-t.

Verdheblutë nuk u dorëzuan dhe barazuan shifrat me Telushin në minutën e 71, por vetëm kaq, pasi goli i fitores mungoi, ndonëse rastet ishin të shumta.

Me këtë barazim, Bylis mbetet në vendin e parë me 39 pikë, ndërsa ndjek Elbasani me 36 pikë, pas 16 javëve kampionat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy