Tenderët pa garë për pastrimin e Tiranës, si i përzgjedh Veliaj kompanitë (VIDEO)

Tenderët pa garë për pastrimin e Tiranës, si i përzgjedh Veliaj kompanitë (VIDEO)

Agjencia e Prokurimeve Publike ka shpallur këtë javë fituesit e tenderëve që do të marrin përsipër pastrimin e qytetit të Tiranë, sipas grafikut që ka përcaktuar bashkia me 4 kahe gjeografike. Ajo çka bie në sy në kontratat e lidhura mes bashkisë dhe kompanive fituese, është fakti ato janë lidhur me procedurë prokurimi negocim pa shpallje paraprake, ndryshe nga praktika e mëhershme, kur përzgjedhja e kompanive në garë bëhej me procedurë prokurimi të hapur, e cila mundësonte një proces transparent dhe me konkurrencë, çka përkthehej me uljen e kostove të taksapaguesve. Ligjërsht, tenderi  me negocim pa shpallje jepet në kushte emergjencash, në këtë rast me gjasë nëse do të kishte ndodhur ndonjë katastrofë mjedisore dhe do të kërkohej “ndihma” për pastrimin e inerteve, llumit, prurjeve etj.   

Kontratat

Ajo çka bie në “kontratat e miqësisë” së Veliajt me ndërmarrjet e pastrimit, për 4 lotet është marrëveshja me firmën Alko Impex General Construcion me qendër në Prishtinë,  një kompani që disa herë ka synuar të marrë tenderë  në kryeqytet, por në garë me kompanitë e tjera ka rezultuar humbëse. Një tjetër kompani e përzgjedhur nga bashkia, është  “TTA Alba Lam”, e cila do të përgjigjet për pjesën lindore të kryeqytetit, ndërsa historia e marrëveshjeve dorazi pa asnjë garë për pastrimin e qytetit, sivjet ka nisur që në korrik, kur Veliaj i ka dhënë kompanisë Fusha dakordësinë për të marrë pjesën  perëndimore me vlerë 33 milionë lekë.

Favoret

Duket  se nga të gjithë tenderët që ka dhënë Erion Veliaj për pastrimin e qytetit, ai i pjesës lindore u ankimua nga kompania Infinit Construction, operator humbës në tenderin në vitin 2016, të cilin e mori përsipër një biznesmen italian Antonio Abrusci. Ky i fundit pas padisë, u shpall në kërkim nga policia për falsifikimin që u kishte bërë dokumenteve për të siguruar fondet për pastrimin dhe Infinit sot është kompania që përgjigjet për këtë zonë, e cituar kjo edhe në faqen e Drejtorisë së Pastrimit dhe Mbetjeve Urbane. Për të dalë nga kjo situatë, bashkia u detyrua të kërkojë një zgjidhje në mënyrë që skandali të mos thellohej, duke gjetur si alternativë fshirjen e kësaj zone dhe asimilimin në një pjesë më të gjerë, me motivacion  ndarjen e re territoriale. Por, nëse qeveria e kishte miratuar hartën e sotme në vitin 2014, bashkia e Tiranës kërkoi skemën e re të pastrimit për të justifikuar tenderin që shpalli në kërkim administratorin italian, çka tashmë me përfundimin e kontratës favorizon kompaninë.  “Në mbështetje të Ligjit 115/2014 “Për ndarjen administrative-territoriale të Njësive të Qeverisjes Vendore në Republikën e Shqipërisë” (i ndryshuar), janë përpiluar hartat e reja territoriale ku përfshihen edhe Njësitë Administrative për të cilat do të kryhet shërbimi i pastrimit”, shkruhet në tenderin e anuluar të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik. Më tej, teksa janë përcaktuar 4 zona pastrimi, nga 7, thuhet se “Zonat e pastrimit të qytetit të Tiranës përfshirë objektin në fjalë “Pastrimi i pjesës Lindore-1 të qytetit të Tiranës” pas ndarjes territoriale të sipërpërmendur, nuk rezultojnë si zona pastrimi dhe procedura me objekt: “Pastrimi i pjesës Lindore-1 të qytetit të Tiranës” nuk ekziston më si objekt prokurimi dhe nuk është përfshirë në planifikimin buxhetor afatmesëm 2017-2019 të Autoritetit Kontraktor, Bashkia Tiranë. Në fund të vitit 2015 dhe në fillim të vitit 2016, bashkia e Tiranës ka mbajtur 8 procedura prokurimi me negocim pa shpallje. Katër nga procedurat e prokurimit kanë qenë shtesa kontrate për pastrimin e zonave të ndryshme të qytetit, ndërsa tre prej tyre kanë qenë kontrata të reja pastrimi, për zonën lindore 1 dhe 2, si dhe zonën perëndimore 1 dhe 2. Shtesë kontrate është përfituar nga kompanitë T.T.A ALBA LAM Sh.p.k, Infinit Constructions Sh.p.k, Korsel Sh.p.k dhe Fusha Sh.p.k, ndërsa kontrata të reja janë lidhur me Alpo Imex, Fusha, T.T.ALBA.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy