
Daniel Serwer, profesor në universitetin amerikan “John Hopkins”, tha se me sulmin në Banjskë Vuçiç kopjoi strategjinë e Vladimir Putin në Donbas dhe Krime.
Mendoj se ambiciet e tij, të mbështetura nga Rusia, janë kërcënimi më i madh për paqen dhe stabilitetin në rajon. Historia nuk përsëritet, por rimon. Dyshoj se rajoni do të shkojë në një luftë për tre vjet e gjysmë siç ishte në Bosnjë në vitet 1990, por sigurisht që mund të shohim paqëndrueshmëri serioze. Vuçiqi donte të provokonte një konflikt brenda Kosovës, të cilin mund ta përdorte si justifikim për ndërhyrje ushtarake”, ka thënë Serwer për median e Malit të Zi, “Antena M”.



