Deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo, ka vijuar akuzat ndaj policisë lidhur me çështjen e kanabisit. Pavarësisht se pas shkarkimit të Manjanit, u duk sikur mes dy aleatëve të majtë “ujërat” u qetësuan, Tavo ka folur sërish për bashkëpunimin e policisë me trafikantët e drogës gjatë një prononcimi për televizionin grek, “Tv Star”.
“Policia të mos mbështesë kriminelët, por të merret me problemet e njerëzve, me grabitjet, bastisjet, me vjedhjet. Mbjellja e kanabisit këtu është kthyer në një fenomen dhe në shumë raste policia ka lidhje me personat që kultivojnë kanabis. Dje i quajta kriminelë”, tha Tavo për “TV Star”, raporton “Lapsi”.



