
Të paktën 54 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi kamioni me emigrantë u përplas në jug të Meksikës. Më shumë se 150 persona, që thuhet se ishin emigrantë nga Amerika Qendrore, u futën në rimorkio të kamionit kur ai u përmbys në shtetin Chiapas.
Pamjet nga skena e përplasjes tregojnë viktimat të shpërndara përgjatë rrugës pranë kamionit të përmbysur. Ky është një nga aksidentet më të rënda të këtij lloji në Meksikë.
49 persona u konfirmuan të vdekur në vendngjarje dhe pesë të tjerë vdiqën në spital, tha Guvernatori i Chiapas, Rutilio Escandón. Rreth 105 persona, 83 burra dhe 22 gra, u plagosën gjithashtu në aksident, tha ai.
Zyrtarët e urgjencës thanë se viktimat përfshinin burra, gra dhe fëmijë. Kombësia e tyre nuk është konfirmuar, por zyrtarët lokalë thanë se shumica e njerëzve në bord ishin nga Hondurasi dhe Guatemala.
Kamioni thuhet se ishte duke ecur me shpejtësi kur u kthye në një kthesë të mprehtë dhe goditi një urë këmbësore në një rrugë kryesore që të çon në kryeqytetin e shtetit Chiapas, Tuxtla Gutiérrez. Chiapas, i cili fqinjë me Guatamalën, është një pikë kryesore tranziti për migrantët pa dokumente.
Qindra mijëra emigrantë që ikin nga varfëria dhe dhuna në Amerikën Qendrore përpiqen të kalojnë përmes Meksikës çdo vit në një përpjekje për të arritur në SHBA.
Shumë prej tyre paguajnë kontrabandistët, të cilët i transportojnë ilegalisht me kamionë të mbushur me njerëz dhe të rrezikshëm në udhëtimin e gjatë.
Kufiri SHBA-Meksikë është kalimi i vetëm më vdekjeprurës në botë sipas të dhënave nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM). Vetëm këtë vit, të paktën 650 njerëz kanë vdekur në përpjekje për të kaluar kufirin - më shumë se në çdo vit tjetër që nga fillimi i regjistrimeve të IOM-it.
Presidenti i Meksikës Andrés Manuel López Obrador e përshkroi aksidentin si "shumë të dhimbshëm" dhe shkroi në Twitter se "i vjen thellësisht keq për tragjedinë".



