Arsyeja pse femrat zhvillojnë infeksione virale më pak të rënda se meshkujt

Arsyeja pse femrat zhvillojnë infeksione virale më pak të rënda se meshkujt

Një proteinë që mund të rrisë aktivitetin antiviral të qelizave specifike imune mund të mbajë çelësin për të kuptuar pse gratë janë më të mbrojtura nga viruset sesa burrat.

Disa studime kanë avancuar hipoteza të ndryshme në rastin e infeksioneve të koronavirusit përqendrimi më i lartë i plazmës tek meshkujt i receptorit ACE-2 'veprimi i estrogjenit i cili rrit sistemin imunitar; prania e dy kromozomeve X që dyfishojnë grupet e gjeneve të lidhura me imunitetin; përshtatja më e mirë imune lidhur me shtatzëninë dhe më shumë.

Të gjitha këto kushte mund të çojnë në mbrojtje më të madhe tek gratë, por këto janë vetëm hipoteza dhe mekanizmi i vërtetë biologjik nuk është kuptuar ende mirë. Tani, falë një studimi të ri, ky mekanizëm mund të jetë zbërthyer.

Një ekip hulumtues amerikan ka përcaktuar se një proteinë e lidhur me rritjen e aktivitetit të qelizave imune mund të shpjegojë pse meshkujt zhvillojnë infeksione virale më të rënda sesa femrat (në përgjithësi).

Studiuesit, arritën në përfundimet e tyre pasi u fokusuan në një proteinë specifike (një rregullator epigjenetik ) NK. E thënë thjesht, ato janë një ushtri e fuqishme e sistemit tonë imunitar kundër patogjenëve.

Proteina e sintetizuar nga ky gjen vepron si një rregullator epigjenetik duke rritur aftësitë antivirale të qelizave vrasëse natyrore, duke reduktuar njëkohësisht numrin e tyre.

E thënë thjesht, më pak qeliza NK, por më të fuqishme, siç ndodh tek femrat, janë më efektive në mbrojtjen kundër infeksioneve virale sesa shumë qeliza NK më pak të afta, siç ndodh te meshkujt.

Interesante, kjo gjendje e lidhur me efikasitetin e qelizave NK u demonstrua gjithashtu te minjtë pa gonadat, prandaj shkencëtarët përjashtojnë që hormonet femërore të luajnë një rol në këtë mbrojtje kundër infeksioneve virale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy