Ish truproja i Sali Berishës kur ai ishte në detyrën e Presidentit të Republikës. Izet haxhia ka vijuar me rrëfimet e tij të bujshme, por këtë herë ka lëshuar një deklaratë të fortë.
Në një postim në Facebook, Izet Haxhia thekson se ka pasur një plan për atentat ndaj ish-Kryeministrit të Shqipërisë, Aleksandër Meksi në vitin 1992.
Haxhia përmend emra, persona, data dhe rrethana të asaj kohe për të mbrojtur argumetnin e tij. Haxhia akuzon berishën se ka tentuar të bëjë një atentat ndaj kryeministrit të asaj periudhe Aleksandër Meksi. Për këtë ngjarje është prononcuar sot edhe vet ish-Kryeministri Meksi.



