Asutria do të lërë pas kufizimet në mesnatë dhe bllokimet e pjesshme për t’iu nënshkruar një karantinë të plotë. Sipas BBC kjo do të jetë e dyta për vendin, ndërkohë që autoritetet i kanë dhënë urdhër qytetarëve të mos takojnë asnjë që nuk është brenda shtëpisë së tyre.
Karantina e dytë për Austrinë do të nisë të martën dhe do të zgjasë për dy javë e gjysmë, ekzaktësisht 17 ditë. Shkollat me shumë mundësi do të mbyllen, ndërsa studentët do të mësojnë nga shtëpia.
Të premten, Austria raportoi një rekord rastesh të reja pasi ishin 9.586. Kjo shifër është nëntë herë më e lartë se fillimet e pandemisë në vend. Deri më tani Asutria ka kapur shifrën e 191 mijë rasteve që prej fillimit të pandemisë, ndërsa numri i vdekjeve ka shkuar në 1661.
Karantina e dytë për vendin përfshin mbyllejn e të gjithë dyqaneve të cilët nuk janë esenciale, përfshirë parkeritë apo berberët. Kjo deri me datë 6 dhjetor. Ndërkohë njerëzve u është thënë të punojnë nga shtëpia nëqoftëse kjo është e mundur.



