Masat për Covid-19, në Holandë nisin protestat

Masat për Covid-19, në Holandë nisin protestat

Masat kufizuese të Covid kanë nxjerrë në rrugë qytetarët e Hagës në Holandë të cilët kanë dalë për të protestuar. Mediat atje bëjnë me dije se policia ka përsorur ujë dhe shkopat e gomës për ti shpërndarë.

Protesta e së dielës në Hagë vjen vetëm një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme. Policia ndërhyri kur protestuesit shkelën rregullat e mbajtjes së distancës fizike dhe injoruan thirrjet e autoriteteve të sigurisë që të shpërndahen.

Për më tepër autoritet ndaluan edhe përdorimin e trenave në Hagë, për të shmangur grumbullimin e më shumë protestuesve.

Holanda ka qenë nën masa të izolimit që prej fundit të janarit dhe në këtë shtet është e ndaluar që të mblidhen më shumë se dy persona. Po ashtu, restorantet dhe baret janë mbyllur dhe gjatë natës aplikohet edhe kufizimi i lëvizjes.

Pavarësisht masave të rrepta kundër pandemisë, qytetarët holandezë do të votojnë në zgjedhje. Duke filluar nga e hëna do të hapen vendvotimet të cilat do të qëndrojnë të hapura për tre ditë, me qëllim që të mos ketë grumbullim të qytetarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy