Katër parti opozitare greke PASOK, SYRIZA, Lundrimi i Lirisë dhe e Majta e Re paraqitën mocion mosbesimi ndaj qeverisë së kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis.
Lidhur me këtë gazetari Edmond Guri në një lidhje skype me MCN Live u shpreh se qytetarët grek nuk besojnë te drejtësia dhe se populli është i bindur që mocioni nga opozita po bëhet për arsye politike.
Ai tha se është rritur mbështetja e qytetarëve për opozitën, por ajo që vlen të theksohet është fakti se për herë të përqindja e qytetarëve që kërkojnë zgjedhje të parakohshme ka kaluar 50.3%.
Aktualisht qeveria Mitsotakis ndodhen në pikën më të ulët, populli është futur ne nivelin e mosbesimit duke arritur që 8 në 10 qytetarë grekë nuk kanë besim 7.6 qytetarë janë të bindur se në Greqi drejtësia nuk funksion ose është orientuar nga politika dhe se nuk jep drejtësi në bazë të ligjit.
Kjo u kulmua dhe me protestën e ndodhur pak ditë më parë, dhe opozita që është shumë e dobët dhe e përçarë në vetvete ka kërkuar një mocion mosbesimi që pritet të votohet nesër në parlament.
Tensioni politik ka arritur në nivele të larta sepse të dyja palët po mundohen të paraqesin anën më të mirë, por opozita po bashkëpunon për këtë mocion por populli ka bindjen se po e bënë për përfitime politike.
Nga ana tjetër është fakti që përtej besimit të qytetarëve figura e Mitsotakis është më e pëlqyera për kryeministër për të tjerët janë shumë të ulëta, pra se kalojnë shifrën e 10 pikëve.
Më kryesorja është fakti që për herë të parë përqindja e qytetarëve që kërkojnë zgjedhje të parakohshme ka kaluar 50.3%, përfshirë votues të djathtë dhe majtë duke marrë parasysh se kjo qeveri ka 6 vjet në pushtet dhe ka shumë gjëra që nuk ecin dhe çalojnë.



