Rama: Mbyllim brenda vitit kapitujt e parë. Von der Leyen: Bëni reforma, por zbatojini ato

Rama: Mbyllim brenda vitit kapitujt e parë. Von der Leyen: Bëni reforma, por zbatojini ato

Në konferencën e përbashkët për shtyp me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, Kryeministri Edi Rama, konfirmoi vullnetin të hekurt për të çuar përpara të gjitha punët e një procesi që ka hyrë në fazën e mbylljes së kapitujve në rrugën e integrimit për në BE. 

 

Ai tha se e informoi Von der Leyen lidhur me projektin e Zvërnecit duke premtuar se në dy ditët e ardhshme do të bëhen publike dokumentet.

 

Nga ana e saj Presidentja e KE nënvizoi nevojën e reformave të mëtejshme në të gjithë kapitujt e hapur, duke nënvizuar nevojën e zbatimit të tyre. 

 

Rama

Përgatitemi për mbylljen e këtij procesi të kapitujve të parë, para fundit të vitit dhe për të vijuar vitin tjetër me kapitujt tanimë të hapur. Më vjen shumë mirë se dhe në një program të posaçëm, që është programi i planit të rritjes, ne e kemi arritur të kapim disa objektiva jashtëzakonisht ambicioz. 

 

Plani i rritjes është një nga risitë e mandatit të saj të dytë, një risi që për rajonin ka ardhur si një mbështetje shumë e madhe jo thjesht në aspektin financiar, po mbi të gjitha në aspektin e atij që quhet tanimë si një integrim gradual, pa pritur që gjithçka të vijë në fund të procesit. E kam informuar presidenten e Komisionit qoftë për ecurinë e projektit të madh të investimit që ka shkaktuar aq shumë interes, për të mos vënë asnjë fjalë tjetër. 

 

Ku tanimë jemi në fazën ku presim studimin e thelluar mjedisor, por ndërkohë duke e informuar lidhur me hapat që kemi hedhur në funksion të rritjes së konsiderueshme në funksion të transparencës me publikun shqiptar. Në ditët e ardhshme, nesër ose pasnesër do të ndezim pasqyrën me transparencën e plotë të të gjithë dokumenteve dhe procesit të gjithçkaje që është shkruar e zeza mbi të bardhë, për projektin e shumë diskutuar.

 

 Kemi folur edhe për bilancin e përpjekjes madhore në luftën që Shqipëria po bën në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, dhe kemi bashkërisht konstatuar me kënaqësi faktin se tanimë është e qartë se nëse deri dje korrupsioni ishte sistemi, sot sistemi po e lufton korrupsionin.

 

Von der Leyen

Shqipëria është ndër vendet kryesuese në procesin e integrimit. Shqipëria sërish ka bërë një ecuri të mrekullueshme, fantastike, keni hapur dhe grupkapitujt e fundit të negociatave dhe në korrik keni mbyllur tre kapitujt e parë. Kjo tregon se Shqipëria është 100% e përafruar me politikën tonë të sigurisë. Ju përçoj qytetarëve shqiptarë dhe BE, se anëtarësimi i Shqipërisë nuk do e bëj vetëm Shqipërinë më të fortë, por edhe BE-në më të fortë. 

 

Nevojiten reforma të mëtejshme në të gjithë kapitujt e hapur, drejtësi, procesin zgjedhor. Miratimi i reformave është i rëndësishëm por po aq i rëndësishëm që ato reforma të zbatohen dhe kjo kërkon angazhim të vërtetë përtej ndasive politike dhe një dialog të vazhdueshëm me shoqërinë. Mesazhi im i tretë ka të bëjë me planin tonë të rritjes. 

 

Ne sjellim investime të BE, dhe ndërsa ju përgatiteni për në BE, bëheni pjesë e tregut të përbashkët, në mënyrë që kompanitë tuaja të përgatiten për të qenë pjesë e tregut të përbashkët. Shqipëria po ecën shumë mirë sa i takon planit të rritjes. Keni përmbyllur mbi 80% të planit të reformave. Ne po punojmë për uljen e tarifave të roaming. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy