Një gazetar francez mbeti i vrarë në Ukrainë, pasi makina me të cilën udhëtonte u godit nga një granatë ruse, në Severodonetsk.
Një lajm i tillë u konfirmua nga guvernatori rajonal i Luhans, Serhiy Gaidai, ndërsa gazetari i vrarë është Frédéric Leclerc-Imhoff.
Automjeti ynë i blinduar i evakuimit do të merrte 10 persona nga zona dhe përfundoi nën zjarrin e armikut. Sulmet me granata dëmtuan pjesën e përparme të makinës.
Një plagë vdekjeprurëse në qafë i mori jetën një gazetari francez i cili po raportonte për evakuimin, ndërsa një polic patrullimi u shpëtua nga një mburojë.



