
Ish-banorja e Big Brother Vip, Livia Bunga, vjen në një rrëfim ekskluziv për jetën dhe karrierën e saj, për shikuesit e programit "Zgjohu me MCN".
Ajo flet për periudhën pas BB Vip dhe faktin se tani ndjehet më e plotësuar me jetën e saj.
Livia tregon se periudha pas Big Brother Vip ka qenë e ngarkuar, por gjithashtu shumë pozitive për të.
Kur del nga Big Brother, nuk mendon për asgjë tjetër përveçse për të çlodhur veten dhe për të bërë ndoshta diçka më të thjeshtë. Por tani jam mirë, jam e lumtur dhe më pëlqen adrenalina e jetës.
Këto muaj kam pasur mundësi të nisin projekte të reja dhe rutina ime e përditshme është shumë më e shëndetshme.
Pas Big Brother, kam dashur të ndërtoj diçka personale, pa e shfaqur atë në ekran.
Nuk vuaj për famë, dhe nuk kam nevojë që emri im të lidhet me asnjë emër tjetër.
Kam pasur probleme nga kjo, dhe imazhi im shpesh është keqkuptuar dhe njollosur nga njerëz që nuk meritojnë të flasin për të.
Livia thekson se po ecën përpara dhe është më e lumtur se kurrë.
Kam ulur standardet e mia për hir të dashurisë, por kam mësuar nga gabimet dhe tani po bëj gjithçka për të qenë më mirë. Jam e lumtur për momentin dhe e sigurt që jam në rrugën e duhur.
Kam plane të mëdha për të ardhmen, si në karrierë, ashtu edhe në biznes.
Livia ndan edhe një sekret me shikuesit.
Kam një djalë në jetën time, por nuk dua ta them ende. Do t’ju them vetëm kur të shihni unazën.
E kuptoni, është ende në fillimet e saj dhe është herët të flas për këtë gjë.
Por po, jam e lumtur dhe çdo gjë po shkon mirë.



