Automjeti i një punonjësi të Shërbimit Informativ të Shtetit në Elbasan është djegur gjatë natës.
Ngjarja ka ndodhur në Kryqëzimin e Cërrikut.
Sipas policisë, mjeti në pronësi të shtetasit E.L., dyshohet se është djegur pasi i është vënë lëndë plasëse.
Automjeti tip “Opel Corsa”, me targa EL 7510 B ka qenë i parkuar para shtëpisë së të dëmtuarit.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.



