Makina bie në kanal, dy të vdekur

Makina bie në kanal, dy të vdekur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Lushnje.

Një mjet tip “Renault” me targë AA468PY, i cili drejtohej nga shtetasi F.N., ka dalë nga rruga rreth orës 05:40 dhe ka përfunduar në kanal.  Viktimat janë 61 dhe 54 vjeç, të dy me banim nga Tirana. 

61-vjeçari F. N. u dërgua në spital në gjendje të rëndë dhe në orën 07:25 ndërroi jetë. 

“Me gjithë vështirësitë e vendit dhe dëmtimit të rëndë të mjetit, shërbimet e policisë, ato të zjarrfikëses dhe urgjenca e spitalit kanë bërë të mundur nxjerjen nga makina të të dy shtetasve të aksidentuar. Paraprakisht dyshohet se  shofer ishte shtetasi F.N, 61 vjeç, banues në Tiranë, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë dhe në orën 07:25 ndërroi jetë. Ndërsa pasagjer ishte shtetasi P.Z, 54 vjeç, banues në lagjen “Myslym Shyri”, Tiranë, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje”, sqaron policia.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy