Vijojnë kontrollet dhe monitorimet nga policia për respektimin e masave anti-Covid, në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.
421 qytetarë janë gjobitur nga policia pasi nuk mbanin maskën anti-Covid në ambientet jashtë shtëpisë.
Sipas masës administrative parashikuar për këtë shkelje, 241 qytetarë janë gjobitur me nga 3000 lekë.
7 persona të cilët thyen orën policore, duke qarkulluar pas orës 22:00, u gjobitën me nga 10.000 mijë lekë.
Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 4 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.



