
Meleqe Hasa dhe Elida Bylyku janë dy mësuese të ciklit fillor në Elbasan të cilat festojnë 7-Marsin e tyre të fundit në institucionet shkollore pasi këtë vit ato do dalin në pension.
Për mikrofonin e MCN Live, mësuesja Meleqe Hasa e përlotur shprehet e lumtur për gjithë rrugëtimin e saj në arsim.
Për mësuese Meleqen, të gjithë arsimtarët duhet të punojnë me ndërgjegje.
Ky është 7 Marsi i fundit në shkollë, por për mua 7 marse do të ketë përherë. Në kujtesën time do të mbetet i skalitur rrugëtimi im. Ka pasur sfida e suksese dhe ia kam dalë mbanë. Kam kujtime të bukura, me nxënësit prindërit dhe kolegët. Kam pasur një komunikim dhe bashkëpunim të jashtëzakonshëm. Ka pasur dhe sfida, pasi kur vijnë fëmijët në klasën e parë ne duhet të hyjmë n botën e tyre, I uroj të gjithë mësuesve gëzuar dhe jetojeni ditën sikur të jetë e fundit. Uroj të punoni me ndërgjegje, pasi prindërit ikin me mendje të mbledhur kur e lënë fëmijët në shkollë.
Edhe mësuese Elida Bylyky feston 7-Marsin e fundit e në shkollën ku ajo punon. Sipas Bylykut fëmijët duhen trajtuar me shumë respekt dhe dashuri dhe se 34-vitet që ajo i ka dedikuar mësimdhënies kanë qenë shumë të bukura.
Sot ndiej gëzim, të gjithë mësuesit duhet të festojnë, dhe kujtojmë përpjekjen që kanë bërë rilindasit. Unë kam 34 vjet pune në arsim. Kanë qenë vite të bukura për mua. Unë kam pasur ëndrra të tjera, por fati deshi të bëhesha mësuese. Është punë e bukur, dhe e lodhshme. Sidomos kur punon me klasat e ciklit fillor. UI mësojmë të jenë të dashur të respektueshëm. I edukojmë të bëhen qytetarë të mirë për atdheun. Vendi ynë ka nevojë për qytetarë që e duan vendin, që punojnë. Kolegëve i them suksese në mësime, të punojnë me ndërgjegje, ta shohin nxënësit sikur e kanë fëmijën e tyre.



