
Kryenegociatori i Serbisë në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviç, deklaroi sot se kryeministri i Kosovës “Albin Kurti synon t’i shuajë institucionet që duhet të jenë themel i Asociacionit të komunave me shumicë serbë”.
Pas takimeve të zhvilluara në Bruksel, ai e konsideroi çështjen e dinarit vendim politik që ka për qëllim largimin e serbëve.
“Ne si palë e përgjegjshme kemi insistuar që vendimet e dyshimta të eliminohen”, ka thënë ai duke shtuar se posta nga të cilat serbët i marrin pjetet duhet të veprojë ende në Kosovë “sepse serbët i marrin nga aty pagat, pensionet, skemat sociale e të tjera”.



