Takimet e Kurtit dhe Vuçiç në Bruksel, Spahiu: Një hap më afër paqes ose luftës. Sulmi i radhës i Serbisë, në Jug të Kosovës (VIDEO)

Takimet e Kurtit dhe Vuçiç në Bruksel, Spahiu: Një hap më afër paqes ose luftës. Sulmi i radhës i Serbisë, në Jug të Kosovës (VIDEO)

Profesori i Shkencave Politike, Nexhmedin Spahiu, për takimet e veçanta të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me liderët e Bashkimit Europian tha se pritet ndonjë përparim duke qenë se ndërmjetësit kanë bërë propozim për autonomi të komunave serbe në Kosovë.

Jemi një hap më afër ose paqes ose luftës. Nëse pranohet edhe nga ana e Vuçiç se dje doli lajmi se qeveria e Kosovës e ka pranuar një lajm të tillë, jemi më afër paqes dhe mund të marrim frymë lirisht.

Pritet një progres ekonomik. Nëse nuk pranohet nga ana e Serbisë jemi më afër se kurrë luftës.

Në momentin që përcaktohet niveli i autonomisë serbe, e vetmja gjë e paqartë dhe pacaktuar në planin franko-gjerman, është renditja.

E vetmja mundësi që këto gjëra të shkojnë mbarë është që këto gjëra të ecin paralelisht, kur Kosova të bëj asociacionin të bëhet shkëmbimi i ambasadave mes Kosovës dhe Serbisë, duke çuar misionet diplomatike.

Sipas Konventës së Vjenës misioni i përhershëm diplomatik nuk është gjë tjetër veç ambasadë dhe vendosja e ambasadës do të thotë vendosja e marrëdhënieve diplomatike që do të thotë njohje dhe sidomos nëse hap ambasadë dhe pranon kredencialet e ambasadorit.

Duke folur për MCN Live, Spahiu tha se nga Serbia nuk përjashtohet lufta, ndërsa në Kosovë “po flihet zbathur”, pasi kanë KFOR, por nënvizoi se KFOR ishte aty edhe në sulmin Banjskës dhe më parë.

Sulmi i ardhshëm eventual i Serbisë nuk do të jetë në Veri, por në Jug të Kosovës, në një kohë kur forcat e sigurisë janë të përqendruar në Veri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy