Protestat në Gjeorgji, lideri i opozitës dhunohet dhe tërhiqet zvarrë në rrugë

Protestat në Gjeorgji, lideri i opozitës dhunohet dhe tërhiqet zvarrë në rrugë

Një lider opozitar gjeorgjian është tërhequr zvarrë nga zyra e partisë së tij nga policia dhe të tjerë janë sulmuar fizikisht, pasi kryeministri u zotua se organizatorët e protestave pro-BE, të cilat ai i quajti veprime të dhunshme, do të përballeshin me drejtësinë.

48 vjeçari Nika Gvaramia, lideri i një prej katër grupeve opozitare, u mor nga policia pranë selisë së partisë së tij pranë parlamentit në kryeqytetin Tbilisi.

Udhëheqës të tjerë më vonë u zunë pritë pasi u takuan në një hotel dhe vendosën për një grevë të përgjithshme.

Që prej të enjtes së kaluar, mijër qytetarë kanë protestuar pasi partia në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane tha se po “ngrinte” bisedimet për anëtarësimin në BE.

Më shumë se 330 protestues janë arrestuar dhe grupet e të drejtave thonë se shumë janë rrahur në paraburgim. megjithatë autoritetet filluan të ndjekin liderët e opozitës pas një urdhëri nga kryeministri Irakli Kobakhidze.

“Politikanët që organizuan dhunën, por u fshehën nëpër zyra, nuk do të jenë në gjendje t’i shmangen përgjegjësisë për ngjarjet që kanë ndodhur ditët e fundit,” paralajmëroi ai, duke akuzuar protestuesit për përhapjen e “fashizmit liberal”.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy