Policia e Tiranës ka arrestuar kete mbremje 4 persona te cilet dyshohet se grabisnin automjete.
Sipas burimeve, grabitësit po identifikonin disa makina për t’i vjedhur gjatë natës.
Policia e Tiranës mësohet se ka nisur këtë mbrëmje një aksion të gjerë dhe thuhet se janë bllokuar dy automjete luksoze.
Arrestimi i grabitësve u bë tek “21 dhjetori’ dhe ‘Fusha e Aviacionit’.
Dy makina, përkatësisht një BMW X5 dhe një Mercedes Benz 4 fenerësh kanë rrethuar një makinë tip A-Class dhe prej tyre kanë dalë një numër policësh.
Në pak momente kanë shtrirë dy persona përtokë duke i vënë prangat. Nuk dihet asnjë detaj nga ngjarja, por ju ftojmë në vijim të ndiqni pamjet e këtij aksioni./JOQ
