Çekrezi: Fotovoltaikët prodhojnë energji me çmimin më të ulët, më pak efekte në mjedis

Çekrezi: Fotovoltaikët prodhojnë energji me çmimin më të ulët, më pak efekte në mjedis

Hapjen e ankandit të pestë për park fotovoltaik që pritet të ndërtohet në vend me fuqi prej 300 megavat, eksperti i energjisë, Anduel Çekrezi e komenton me faktin se një shifër e tillë është energjia e vendosur në dispozicion nga ministria e Energjisë, nëpërmjet një gare apo ankandi, ku shteti shpall këtë kapacitet të lirë dhe vendos një çmim tavan për të blerë.

Duke folur për emisionin MCN Economy, Çekrezi tha se ka disa nënndarje për pjesën e një projekti minimal 10 megavat për një aplikues dhe 100 megavat maksimumi.

Sipas tij, nuk janë 400 megavat fotovoltaikë në punë, por se mund të jenë në proces të dhënies së autorizimeve apo lejeve të ndërtimit, por se janë disa në punë, si impianti fotovoltaik i Vaut të Dejës, impianti i madh i Karavastasë 140 megavat, i cili është në fazat e para të testimit.

Se sa mund të jetë sasia e pritshme e furnizimit, nëse e konsiderojmë për familje kjo paketë 400 megavatësh, është ekuivalente e 120 mijë familjeve.

Është akoma pak në sasinë e nevojshme 8 milionë megavat që i gjithë rrjeti jonë ka nevojë. Por është një hap.

Kosova është në një tenderim të tillë rreth 150 megavat që pritet të mbyllet në fund të këtij muaji, Greqia është shumë përpara në këtë drejtim, Maqedonia gjithashtu ka ankanduar disa procese për fotovoltaik, unë mendoj se jemi mbrapa.

Duhet të kishim ecur më shpejt për hapjen e garave për fotovoltaik, mjafton që shteti të vendosë çmimin e leverdisshëm.

Absolutisht që mund të kthehemi në eksportues deri në vitin 2030, nëse tregu i diversifikimit të energjisë vazhdon, mendoj që mund të kapet edhe më herët se 2030.

Nuk ka central që të prodhojë energji elektrike me çmim më të ulët se fotovoltaikët.

Kostot janë të ndryshme, teknologjia ka ardhur në përmirësim nga ana teknike, tanimë ke panele shumë më efiçente dhe me degradim më të ulët dhe kostot për të gjithë parkun kanë ardhur në ulje.

Një investim në një impiant fotovoltaik në disa megavat, një kthim investimi varion në 5 vite apo 6-7 në vitin më të keq.

Çekrezi shtoi se instalimi i fotovoltaikëve është bërë në disa aeroporte në botë, si në Frankfurt, që do të thotë se impianti i tyre sa i takon pjesës së avionëve nuk është i vërtetë, sepse teknologjia ka bërë që nuk reflekton asnjë përqindje shqetësuese për pjesën e avionëve.

Edhe punimi i tokës ka efekt në mjedis, edhe lënia djerrë e tokës ka efekt në mjedis. Çështja është kush është ai burim i energjisë që ka efektin më të paktë në tokë, kjo është energjia e diellit dhe era.

Burimi i diellit është me më pak efekte mjedisore në energjetikë.

Ne importojmë dhe importi që kemi nuk vjen nga burime të pastra dhe kur vendi përballet me thatësirë kemi nevojë për 40-50% të nevojës për konsum.

Nuk mund të jemi ende në primitivitet dhe të vazhdojmë me parashikimin e shiut.

S’mund ta parashikojmë ekonominë në bazë të motit. Impianti mjedisor është shumë herë më i lartë nga fosilet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy