Dumani kampion kundër korrupsionit, Daci: Vazhdim i mbështetjes së SHBA (VIDEO)

Dumani kampion kundër korrupsionit, Daci: Vazhdim i mbështetjes së SHBA (VIDEO)

Politologu Alban Daci, vlerësimin e kreut të SPAK Altin Dumani, si kampion i antikorrupsionit nga Departamenti Amerikan i Shtetit e sheh si vazhdim të mbështetjes amerikane.

Ai tha për MCN Live se Sekretari i Shtetit është njeriu më i rëndësishëm i politikës së jashtme të SHBA dhe se fakti që para mbarimit të mandatit Anthony Blinken organizon një konferencë të tillë, tregon vazhdimësinë e mbështetjes së SHBA për Altin Dumanin dhe institucionin që ai drejton.

Kjo konferencë e identifikon Dumanin si pjesë të politikës së jashtme të interesave amerikane jo vetëm në Shqipëri, por dhe më gjerë. Javët e fundit ka pasur disa ngjarje të rëndësishme.  

Mesazhi për shqiptarët është mos mbështesin njerëz që janë të orientuar për të mbajtur uzurpues të pushtetit dhe tentativa për të krijuar autokraci.

Ndërhyrjet që ka pasur Shqipëria në zgjedhje, shitje të votës, devijim vote por edhe ndërhyrje nga pjesë të errëta të shoqërisë.

A mund të ketë një precedentë të ngjashëm, nëse edhe në Shqipëri zgjedhjet do tregohen problem për rendin kushtetues?

Mesazhi i Blinken është se çdo sulm nuk e keni me Dumanin por me SHBA.

Nga dje protestat që mund të bëhen përballë SPAK, është njëlloj sikur të bëhen para ambasadës së SHBA.

Dumani po i kundërvihet sistemit për ta kthyer Shqipërinë një vend normal.

Dumani ka mbrojtur pavarësinë e institucionit dhe nuk ka kuptim që të bëhet pjesë e një komisioni parlamentar, pasi ndryshe prishte pavarësinë e pushteteve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy