GJKKO rikthen në SPAK dosjen e Elvis Roshit/ Rusta: Procesi nuk e rrezikon ish-kryebashkiakun me burg (VIDEO)

GJKKO rikthen në SPAK dosjen e Elvis Roshit/ Rusta: Procesi nuk e rrezikon ish-kryebashkiakun me burg (VIDEO)

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka kthyer sërish në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, i akuzuar për shpërdorim detyre.

 

Gazetari Arsen Rusta, në një lidhje për "MCN Live", sqaroi se bëhet fjalë për një çështje procedurale dhe se, në këtë fazë, procesi nuk e rrezikon ish-kryebashkiakun me një dënim me burg.

 

Avokati i Roshit ka pretenduar se gjetjet e prokurorisë, kohëzgjatja e hetimeve dhe mënyra e ngritjes së akuzës nuk janë në përputhje me afatet procedurale të parashikuara në ligj.

Nga ana tjetër, GJKKO nuk i bëri publike arsyet konkrete të kthimit të dosjes, ndërsa pritet që detyrat e lëna për SPAK-un t'u komunikohen palëve pas zbardhjes së vendimit.

Elvis Roshi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën në lidhje me dy procedura tenderimi të zhvilluara në vitin 2014, njëra prej të cilave kishte të bënte me shërbimin e pastrimit të qytetit. Dyshimet për shkelje u ngritën pas një auditimi të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), i cili evidentoi një dëm ekonomik prej rreth 33 milionë lekësh.

SPAK duhet të individualizojë më qartë faktet penale që pretendon dhe veprimet konkrete që i atribuohen ish-kryebashkiakut. 

Çështja nuk duket të jetë një betejë që e ekspozon Roshin ndaj një dënimi me burg, edhe në rast se ai shpallet fajtor, pasi bëhet fjalë për një proces me natyrë kryesisht administrative dhe penale.

Ngjarjet për të cilat zhvillohet hetimi i përkasin afro një dekade më parë, ndërsa kalimi i kohës mund të ketë ndikim edhe në çështje që lidhen me parashkrimin e veprave penale dhe kufijtë e mundshëm të dënimit.

Aktualisht, Elvis Roshi prezumohet i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë të gjykatës.

Mos harrojmë se gjithçka ka të bëj me një dekadë me pare, dhe teksa koha zgjatet edhe parashkrimi i veprave penale ka efektin e saj sa i përket edhe dënimit edhe marshit të dënimit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy