
Inxhinierja elektrike Dëshira Mena, komenton projektligjin për Urdhrin e Inxhinierit, duke thënë se ky projektligj është hedhur gjashtë muaj më parë në faqen e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, bashkë me projektligjin për Urdhrin e Arkitektëve si dy të ndarë.
Mena deklaroi në MCN Live, se sipas ligjit italian projektligji për Urdhrin e Inxhinierëve dhe Arkitektëve është një.
Në relacionin shpjegues është dhënë ideja se stonojmë me Europën. Por inxhinierët tanë punojnë në Europë, por as arkitektët europianë nuk stojnojnë me ne dhe as ne me ata.
Edhe me ligjin që kemi, inxhinierët dhe arkitektët po punojnë në Shqipëri brenda kritereve të punës që parashikon. Ku stonon? Kemi thënë dhe vazhdojmë ta themi se ajo që është shkruar në relacionin shpjegues me atë që është shkruar në projektligj, janë dy gjëra krejt të ndryshme.
Vërtetë thua ka handikap dhe profesioni i inxhinierit nuk funksionon... Por nuk ka asnjë lloj handikapi, pasi profesioni i inxhinierit funksionon. Nuk merret licencë sapo del nga shkolla!
Me ligj duhet të kesh minimumi 3 vite eksperiencë pune të provuara, të dërguara bashkë me diplomën, tarifën dhe dokumente të tjera që të marrësh licencën. Duhet të jemi korrekt, nëse themi se aktualisht urdhri do të bëjë vlerësimin e cilësisë së inxhinierit nëpërmjet kontrollit, tre vjet e kemi dhe ne. Sillet si risi.
Materiali që kemi në dorë, është relacioni në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese dhe draft projektligji, s’dimë si do vazhdohet më tej. Kjo nuk është një iniciativë që na përfaqëson. Projektligji është propozuar nga 11 shoqata dhe jo nga komuniteti i inxhinierëve.
Sipas saj, aktualisht i gjithë komuniteti i inxhinierëve dhe arkitektëve funksionon nëpërmjet licencimit te Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Bën projektligj për mua si komunitet, e hedh në faqen e saj zyrtare dhe nuk bën njoftime publike për mua që më ka nxënësin e saj. Unë dyshoj se ministria në këtë rast nuk do të tregohet transparente me mua.
Në databazën e ministrisë është lista e gjithë profesionistëve, rreth 4300 licenca të lëshuara. Në këto licenca që ministria vetë i ka dhënë ka të gjithë informacionet tona, ka një regjistër për mua si individ.
Kur dërgoi një projektligj pse nuk i njoftoi se kemi përgatitur një projektligj dhe hajde ta diskutojmë? Bëri vetëm një njoftim dhe u mjaftua me 11 shoqata.
Ministria e ka për detyrë të diskutojë me ne, nuk mund të mbajë anë ministria. Hedhja në faqe, ishte minimumi që duhet të bënte ministria për konsultime publike. Hajde të mblidhemi të diskutojmë këtë projektligj që kanë sjellë 11 shoqatat.
Mena bëri të ditur se kanë dërguar një letër në ministri duke shpjeguar se pse projektligji nuk i përfaqëson dhe bëjnë kërkesë që të thirren për të diskutuar.



