
Policia shqiptare dhe ajo e Kosovës pas nëntë muajsh hetime të kryera nga prokuroritë e dy vendeve kanë finalizuar një operacion në bazë të të cilit thuhet se është shkatërruar një grup kriminal që shkëmbenin armë dhe drogë. Operacioni thotë policia ka çuar në arrestimin e 14 peronave dhe sekuestrimin e 64 armëve.
Gazetari Sokol Bregu tha në studion e lajmeve të MCN Tv se grupet kriminale në Shqipëri, e sidomos në Tiranë janë shumë të interesuar për armë.
Sipas Bregut, krimi i organizuar nuk do më para në trafikun e drogës, por do të shkëmbejë mall dhe sipas të dhënave, malli më i kërkuar janë armët.
Pse grupet kriminale janë kaq të interesuar për armë?
Ajo që më ka rënë në sy, të gjitha këto në këmbim të kokainës. Grupet kriminale po kërkojnë gjithnjë e më shumë armë. Pse grupeve kriminale, sidomos në Tiranë, pse i duhet një sasi kaq e konsiderueshme armësh? Për herë të parë shoh një mënyrë ndryshe, kokaina shndërrohet në armë. Tregu i drogës është i çuditshëm. Kam parë kohët e fundit që ndërrohet kokaina me kanabis. Më e zgjeruar ka qenë në skafet që niseshin nga bregdeti i Lezhës. Më ka bërë çudi të kontrabandosh kokainë në vend të armëve. Ose tregu në Shqipëri është bosh. Kokaina nuk më intereson, do hyjë do dalë, ka uri tregu për të pirë kokainë, po të mos kishte përdorues nuk do kalonte fare. Ka shumë përdorues, tregu kërkon mall. Është pothuajse një ushtri e armatosur, këta kthehen në problemin e sigurisë publike.
Na vjen armatim. Kjo është fuqia e krimit të organizuar, ka arritur deri atje që nuk do më para në trafikun e drogës, do të shkëmbejë mall dhe malli që qenka më i kërkuara janë armët.



