
Biznesmeni britanik Nat Rothschild ka reaguar në X pas publikimit të një reportazhi dhe interviste të kryeministrit Edi Rama.
Rothschild e cilëson Ramën si një politikan unik dhe shprehet se ka admirim.
Megjithatë, Rothschild kritikon vendimet që lidhen me Parkun Kombëtar të Butrintit.
Sipas tij, zvogëlimi me 800 hektarë i sipërfaqes së parkut në vitin 2022, si edhe legjislacioni për investimet strategjike i miratuar në vitin 2024, në pjesën që prek parqet kombëtare dhe zonat e mbrojtura, bien ndesh me detyrimet e Shqipërisë sipas Konventës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, angazhimeve për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe frymës së mbrojtjes së mjedisit të ndërtuar gjatë tre dekadave të fundit.
Rothschild thekson se, pavarësisht vlerësimit të tij për Edi Ramën, këto vendime nuk janë në përputhje me standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e trashëgimisë dhe mjedisit.
Reportazh dhe intervistë e shkëlqyer. Edi Rama është një politikan unik, dikush që e admiroj dhe që ka bërë shumë gjëra të mira për Shqipërinë. Por zvogëlimi me 800 hektarë i Parkut Kombëtar të Butrintit në vitin 2022 dhe legjislacioni për investimet strategjike i vitit 2024, në mënyrën se si zbatohet për parqet kombëtare dhe zonat e mbrojtura, nuk është në përputhje me detyrimet e Shqipërisë sipas Konventës së UNESCO-s për Trashëgiminë Botërore, angazhimet e saj në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe frymën e mbrojtjes së mjedisit, e cila është ndërtuar me kaq kujdes gjatë tre dekadave të fundit.



