Mamurras/ Dy vrasje brenda pak orësh, ekzekutohet me automatik 27-vjeçari

Mamurras/ Dy vrasje brenda pak orësh, ekzekutohet me automatik 27-vjeçari

Një 27-vjeçar është vrarë në periferi të Mamurrasit në orët e para të mëngjesit, duke e çuar në dy numrin e vrasjeve në këtë qytet brenda më pak se 10 orësh.

Ngjarja ndodhi rreth orës 04:30 të mëngjesit në lagjen ‘Zef Hoti’, në periferi të Mamurrasit, ku 27-vjeçari I.Pepa., është qëlluar me armë zjarri të tipit automatik.

Mësohet se familja e viktimës ishte e ngujuar për gati 5 vite për shkak të konflikteve të hershme të 27-vjeçarit me një person tjetër.

Sipas policisë, autori i dyshuar i krimit është A.M., 49 vjeç, i cili është shpallur në kërkim.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet se vrasja ka ndodhur për hakmarrje.

Mbrëmjen e djeshme, një tjetër vrasje ndodhi në Fushë-Mamurras, ku pas një sherri mbeti i vrarë me thikë një 14-vjeçar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy