SHBA-ja ka filluar tërheqjen e trupave nga Afganistani, pjesë e tërheqjes fillestare në 8.600, njoftoi të hënën një zëdhënës për Forcat Amerikane në Afganistan.
Masa është pjesë e marrëveshjes historike të nënshkruar midis SHBA-së dhe talibanëve në fund të muajit të kaluar që vë në lëvizje potencialin për një tërheqje të plotë të trupave amerikane që kanë luftuar në vend që nga viti 2001, thotë CNN.
SHBA ka 135 ditë nga nënshkrimi i marrëveshjes për të zvogëluar numrat e trupave nga totali aktual prej rreth 13 000 që janë aktualisht në vend.
Nëse talibanët i plotësojnë kushtet e marrëveshjes, trupat e mbetura amerikane mendohet të largohen brenda 14 muajve.



