Dy përfundimet e arritura në samitin BE-Ballkani Perëndimor

Dy përfundimet e arritura në samitin BE-Ballkani Perëndimor

Në përfundim të samitit mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, u dol me një deklaratë zyrtare ku nënvizohen dy konkluzionet e arritura gjatë punimeve.

Udhëheqësit e Bashkimit Europian dhe shtetet e tij anëtare, në konsultim me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor dhe në prani të palëve të interesuara rajonale dhe ndërkombëtare, mbajtën këtë samit për herë të parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe dolëm në përfundimet e mëposhtme:

1. Përshkallëzimi i luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës po vë në rrezik paqen dhe sigurinë europiane dhe globale dhe nënvizon rëndësinë e partneritetit strategjik midis BE-së dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor.

2. BE-ja ripohon angazhimin e saj të plotë dhe të qartë ndaj perspektivës së anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian dhe bën thirrje për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit, duke u bazuar te reformat e besueshme të Partnerëve, te kushtëzimet e drejta dhe të rrepta dhe te parimi i meritës së secilit, gjë që është në interesin tonë të përbashkët.

BE përshëndet progresin e bërë nga partnerët e Ballkanit Perëndimor në rrugëtimin përkatës drejt BE-së që nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Brdo, në tetor 2021.

Në veçanti, Bashkimi Europian përshëndet mbajtjen e Konferencave të para Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy