Me gomone drejt Anglisë/ Gazetari Eraldo Harlicaj: Ja si u bëra ‘emigrant’ për një javë në kampin Dunkirk

Me gomone drejt Anglisë/ Gazetari Eraldo Harlicaj: Ja si u bëra ‘emigrant’ për një javë në kampin Dunkirk

Gazetari investigativ Eraldo Harlicaj vjen në një rrëfim për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, për faktin se si nisi rrugëtimi i tij nga një futbollist në gazetar.

Harlicaj, thotë se rastësia e solli në këtë profesion, për tu mos e ndarë kurrë më.

Ka filluar si futbollist në Shkodër, kam luajtur 9 vite në sportin profesionist, më pas e lashë sepse nuk më përshtatej portieri ngaqë nuk e kisha gjatësinë e një portieri. Kam filluar ën Sport Express me lajme sporti, dhe gradualisht kam kaluar në Top media si gazetar.

Dua të them se gazetaria më përmbush. Kronika ime e parë që më ka shënjuar ishte reportazhi në kampin e emigrantëve në Babrru, vinin emigrantë nga vendet arabe, aty pati edhe dyluftime me thika, dhe aty kam raportuar dhe nga aty mu hapën rrugët në gazetari.

Më pas gazetari Harlicaj, risjell për shikuesit, fakte se si u infiltruar si ‘emigrant’ në kampet e emigrantëve në Dunkirk të Francës, të cilët donin të kalonin me gomone në Britaninë e Madhe.

Për një javë, ai u bë emigrant dhe kalo të njëjtat vështirësi si çdo shqiptar që shkon në drejtim të Britanisë.

Jam futur në kampet e emigrantëve në Dunkirk të Francës, në rolin e emigrantit. Ata donin të kalonin me gomone në Britaninë e Madhe, aty kishte përplasje me armë mes kurdëve dhe arabëve, të cilët kontrollonin çadrat.

Kampi ishte një geto, papastërti e madhe , kurdët kishin çadrat e tyre, krijonin xhelozira, në momentin që një emigrant shkonte te kampi, merrte një ‘location’, kishte një lidhje me sekserin që ishin lidhur që në fillim’. Shqiptarët ishin më të mënjanuar, dhe shqiptarët ishin në rolin e fatkeqit, shqiptarët bënin vetëm sekserin, ndërkohë që kampi drejtohej nga kurdët.

Një pjesë e tyre nuk e dinin se sa e vështirë ishte rruga edhe kampi. Në kamp atje ka dyluftime me armë, nga kurdët, nga arabët, për territore. Çdo natë kishte dyluftime me armë, ishte terrorizuese. Mbaj mend një djalë që e kisha në çadër afër, mori një lopatë dhe hapi një gropë, ai ishte nga Kukësi. Pastaj kam takuar një mësues matematike nga Mirdita, i cili kishte lenë dy fëmijë minoren dhe me vetëdije ishte nisur në Angli për të punuar për bukën e gojës, në shtëpi bari.

Më pas kam arritur të largohem dhe ja gjendur në mes të xhunglës, jam fshehur për 3 orë në plehra, kishte momente që mendoja pse po e bëj unë këtë. Ka arritur të ec me hamendje, dhe kur gjeta bregun, më doli shoqëruesi i parë, të cilin e kam përqafuar nga gëzimi.

Ky do mbetet rasti më i veçantë në karrierën time të gazetarisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy