Ish-ministri i mbrojtjes, Sandër Lleshaj në një lidhje skype me emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar për situatën në veriun e Kosovës ku ngjarja e fundit e ndodhur ishte një sulm terrorist nga Serbia.
Ai tha se në fakt para se të vijmë te ushtria në kufi, në njëfarë mënyre ata kanë ceduar të shohin shenjat para kësaj sepse sipas tij nuk duhet të harrojmë se në 2006 Serbia i kërkoi NATOs rishikimin e kufijve dhe kërkoi Kumanovën.
Gjatë kësaj kohe, Leshaj tha se Serbia zhvilloi një program armatimi dhe shpenzoi miliarda për armatim dhe së fundmi mati pulsin përmes një njësie ushtarake që u fut në Kosovë.
Së fundmi po shohim përqendrimin e trupave në kufi, kjo është e papranueshme dhe e rrezikshme. Fakti që SHBA dhe vendet e tjera u alarmuan mjafton që dhe ne të jemi të alarmuar ndoshta dhe më shumë se ata. Por janë shumë gjëra, nuk është vetëm përqendrimi në kufi, janë një seri çështjesh që janë ceduar për tu parë në kohën e duhur, sepse më mirë të alarmohesh në kohën e duhur sesa tani që është vonë dhe trupat kanë hyrë brenda territorit të Kosovës.
Më tej ai shtoi se në thelb veriu është obligim kushtetues i Serbisë, e cila e ka të shkruar me të madhe në kushtetutën e saj, që Kosova është pjesë integrale e Serbisë dhe prandaj siç ai shprehet ne nuk duhet të çuditemi asnjëherë me Serbinë.
Ajo është e shkruar e qartë. Për sa kohë Serbia ka një obligim kushtetues për ta bërë Kosovën të gjitha këto janë hapa logjikë të saj. Kjo e fundit ishte jo thjesht një testimin, por shumë më tepër se një matje pulsi të institucioneve të Kosovës sepse kemi të bëjmë me një arsenal ushtarak dhe siç është thënë tashmë plani ishte për të organizuar një seri sulmesh të koordinuara të cilat do mundësonin një lidhje të forcave të infiltruar në Kosovë me ato që ishin në kufi.
Lleshaj vijoi duke thënë se Shqipëria duhet të përgatitet sepse ai mendon se Serbia është treguar konsensuente në ndjekjen e kursit të saj ndaj Kosovës.
Nuk pranoi kurrë fajësi në Kosovë dhe pastaj ndërmori programin e madh të armatimit i cili s’ka asnjë logjikë tjetër vetëm për të zbatuar atë angazhim që i ka vënë vetes në kushtetutë. Në këtë kuptim them që shpresa për të pasur ndryshime në politikën e Serbisë do mund të vijë kur politika e Kosovës dhe perëndimit të jetë e predispozuar me një mori force, Serbisë i duhet bërë e qartë se obligimi i saj për Kosovën është i pamundur dhe kjo bëhet jo me fjalë. Kosova duhet të zhvillojë kapacitete për tu mbrojtur dhe ti bëjë të qartë çdo agresori se orvatja ndaj saj është e pamundur.
Por dhe Shqipëria interesat tona kanë një nivel shtrirje gjeografikisht dhe Kosova është pjesë e interesave të sigurisë së Shqipërisë që do të thotë që dhe Shqipëria duhet të zhvillojë kapacite sigurie. Jemi përballë një skenari ekstrem sepse kosova ndodhet në garancinë e KFOR, ndërkohë që Serbia atje është e përhershme dhe po ashtu ambicia e saj. Ndërkohë që nëse hipotetikisht ndodh që Serbia përfshihet në një angazhim ushtarak në Kosovë dhe ne jemi të përfshirë automatikisht sepse Shqipëria do përfshihet në nivelin popullor, njerëzor, prandaj them se Shqipëria automatikisht është në luftë nëse Kosova pushtohet. Ne jemi automatikisht të përfshirë në këtë luftë.



