Do vrisnin aktorin në Tiranë, momentet e arrestimit të grupit kriminal (VIDEO)

Do vrisnin aktorin në Tiranë, momentet e arrestimit të grupit kriminal (VIDEO)

Dalin pamjet e arrestimit të grupit kriminal, që i beri atentat me qellim vrasjen aktorit Mishel Prela, ngjarje e ndodhur në datën 20.07.2017, në rrugën Tafaj, përballë shkollës së mesme “Partizani” Tiranë.

 

Si rezultat i operacionit të bluve të kryeqytetit u arrestuan të gjithë antarët e grupit, duke filluar nga porositësi, ekzekutori dhe përkrahësit pas kryerjes së krimit , më konkretisht:

Ervin Zallumi, 30 vjeç, lindur e banues në Tiranë. Ky shtetas është personi që ka porositur vrasjen e shtetasit Mishel Prela, kundrejt shumës prej 80.000( tetëdhjetë mijë) eurosh, shumë të cilën do t’ia jepte shtetasit Shkëlzen Buci dhe bashkëpuntorve të tij.

Gjatë arrestimit policia i gjeti këtij të fundit edhe një pistoletë TT model 54 me të cilën mësohet të ketë qëllur mbi Prelën. Mbrëmjen e atentatit, më 20 korrik ai ka qënë nën shoqërinë e Miklar Tolës, 32 vjeç nga Tiranë, kur ka qëlluar mbi Prelën. Detyra për t’i larguar nga vendi i ngjarjes i ishte besuar 41-vjeçarit Trimi Hidri. Si bashkëpunëtor është arrestuar edhe një 22-vjeçar.

GRUPI KRIMINAL
Ervin Zallumi, 30 vjeç nga Tirana (Porositësi)
Shkëlzen Buci, 34-vjeç nga Peshkopia (Ekzekutori)
Miklar Tola, 32 vjeç nga Tirana (bashkëpunëtor në ngjarje)
Trim Hidri, 41 vjeç (largoi autorët nga vendi i ngjarjes)
Ermir Tola, 22 vjeç (bashkëpunëtor)

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy